Pse të hani rrush është mirë

Shëndetësia

Pse të hani rrush është mirë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Hulumtime të shumta kanë vërtetuar në ndikimin pozitiv të resveratolit, përbërësit që gjendet në rrush, që lufton kancerin. Në vijim ju paraqesim disa fakte pse rrushi është kaq i shëndetshëm

NXIT HUMBJEN NË PESHË

Hulumtimet amerikane kanë treguar se resveratoli (që gjendet në rrush) pozitivisht ndikon në humbjen në peshë në dy minuta - në mënyrë drastike zvogëlon mundësitë e qelizave që të ruajnë dhjamin dhe nxitin shkrirjen e qelizave dhjamore.

MBRON ZEMRËN

Resveratoli ka aftësinë ta shtojë fleksibilitetin e enëve të gjakut, me ç'rast e lehtëson qarkullimin e gjakut. Kështu, rrushi ul shtypjen e gjakut, e qarkullimi më i mirë i gjakut mundëson transport më të lehtë të oksigjenit dhe materieve ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

MBRON TRURIN

Studimet kanë treguar se rrushi ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky kemikat, resveratoli, ka aftësinë e neutralizimit dhe eliminimit të radikalëve të lirë.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Studimet në Britani kanë treguar se resveratoli mundet ta shtojë qarkullimin e gjakut deri në tru edhe deri në 200 për qind. Sipas tyre, ky kemikat e përmirëson kujtesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat