Dy simptomat e reja të variantit Omicron

Shëndetësia

Dy simptomat e reja të variantit Omicron

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Varianti Omicron po vazhdon të përhapet me simptoma që mund të mos i kishit pritur.

Omicron tani është lloji më dominues i COVID-19 në SHBA dhe numrat janë ende në rritje.

Rastet me këtë variant po shfaqin dy simptoma të reja, ajo e të vjellave dhe humbja e oreksit.

Sipas ekspertëve, këto simptoma nuk u shfaqën me variantin Delta, shkruan The Sun.

Simptomat më të zakonshme të variantit Omicron ngjajnë me simptomat e tjera të COVID-19.

Simptomat, të cilat kanë qenë më pak të rënda se llojet e mëparshme, përfshijnë lodhjen, dhimbjet e muskujve dhe gërvishtjen e fytit.

Humbja e shijes dhe nuhatjes është më pak e zakonshme në këtë variant të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat