Lulëkuqja forcon imunitetin

Shëndetësia

Lulëkuqja forcon imunitetin

Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Lulëkuqja është e pasur me aminoacide omega 3, që shtojnë dhe forcojnë sistemin imun dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

Në kokrrën e saj ka shumë minerale, sidomos jod, mangan, magnez, zink, kalium dhe bakër. Bakri rregullon krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kaliumi është shumë i rëndësishëm për kontrollimin e punës së zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lulëkuqja përmban edhe vitamina të grupit B. Me enzimat, këto vitamina ndikojnë në punën e mirë të organeve për tretje.

Mineralet dhe vitaminat zbutin stresin dhe ndikojnë në rritjen e disponimit. Nga farat e lulëkuqes prodhohet vaj, që është zëvendësimi më i mirë për vajin e ullirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat