E vërteta e bulëzave në ujin e gazuar

Shëndetësia

E vërteta e bulëzave në ujin e gazuar

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Është sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë.

Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte. Në kohët moderne, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz.

Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera.

Ujë me Gaz apo Ujë Natyral

Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat