Birra i bën mirë shëndetit

Shëndetësia

Birra i bën mirë shëndetit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Birra është njëra ndër pijet më favorite alkoolike në të gjithë botën.

E për fat të mirë të miliona njerëzve, birra duket se ka një numër të madh të përfitimeve shëndetësore.

Birra, sipas një hulumtimi të ri, përmban disa përbërës ushqyes që ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër si dhe përmirëson shëndetin e trurit.

Shkencëtarët e Hong Kongut kanë publikuar këtë hulumtim të ri në ‘American Hournal’ në medicinën shkencore gjatë kësaj jave.

Ata pohojnë se birra përmban më shumë vitamina B se sa vera, ka më shumë antioksidantë dhe mund të zvogëlojë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Njëri nga shkencëtarët kryesorë, Sisi Yip ka thënë për ‘South China Morning Post’ transmeton dailymail, se “Birra përmban një numër të madh të mineraleve si kaliumi, hekur, magnez, fosfor, potasium, natrium, zink, bakër, mangan, selen, fluorid e selikon”.

Megjithatë të mira e birës mund të merren vetëm nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, e jo nëse konsumohet në mas të madhe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat