Ekspertët eksplorojnë idenë e sateliteve prej druri

Shkencë & Teknologji

Ekspertët eksplorojnë idenë e sateliteve prej druri

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një kompani Japoneze dhe Universiteti i Kyto bashkuan forcat për të zhvilluar atë që besojnë se do të jetë sateliti i parë prej druri deri më 2023.

Partneriti do të fillojë eksperimentimin me disa lloje druri që rriten në ambiente ekstreme të Tokës. Satelitët prej druri bëhen me qëllim që të reduktohen mbetjet hapësinore të cilat po shndërrohen në një problem me rritjen e prezencës së tyre në orbitën e Tokës.

Satelitët prej druri do të digjeshin në momentin që bien drejt Tokës duke eliminuar kështu emetimin e substancave të dëmshme nga ky proces në atmosferë.

Një prej hulumtuesve ka qenë astronaut që ka vizituar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në 2008.

Prej kohësh ekspertët kanë ngritur alarmin për mbetjet hapësinore që bien drejt Tokës për shkak të numrit të lartë të satelitëve në orbitë.

Vetëm kompania e Elon Musk deri tani ka lëshuar 900 satelitë interneti Starlink dhe ka në plan të hedhë me mijëra prej tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat