Kek me mango

Ushqime

Kek me mango

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Koha e përgatitjes - 20 minuta
Koha e pjekjes – rreth 40 minuta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR

24 CM:
» 150 g gjalpë i butë si krem, në temperaturë ambienti
» 250 g sheqer pluhur
» lëkura e 1 laimi (limon jeshil) organik
» 3 vezë
» 270 g miell Tipi 00
» 12 g sodë për ëmbëlsira
» 1 mango e qëruar dhe e prerë me thikë në copa të vogla
» 80 g sheqer pluhur dhe lëngu i laimit – për glasenë sipër, por nuk është e
domosdoshme

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas, përziejmë me rrahëse vezësh me dorë gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhen si krem. Shtojmë lëkurën e limonit dhe vezët një nga një, pa ndërprerë përzierjen e tyre, miellin dhe sodën me sitë, copat e mangos dhe i përziejmë me spatul.
2. E hedhim në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për rreth 40/50 minuta. Shtrydhim lëngun e laimit dhe e përziejmë në një tas me 80 g sheqer pluhur. E hedhim mbi kekun e nxehtë, pasi ta kemi shpuar thellë me kruajtëse dhëmbësh. E heqim nga tava pasi të jetë ftohur plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat