Bukë e ëmbël (pan Briosh)

Ushqime

Bukë e ëmbël (pan Briosh)

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Dimri është stina e vetme kur buka mund të bëhet me dëshirë, në shtëpi! Duket ‘sport’ i vështirë por po ta provoni do kuptoni që nuk është e pamundur! Kemi dëgjuar që sot po shtohen gjithnjë e më shumë robotët e brumit që bëjnë bukën, nëpër familje, por asnjëherë nuk është si ta ngjeshësh me dorë!

Përbërësit:
500g miell, 6g maja e thatë, fryers ëmbëlsirash, 1 paketë, 50g gjalpë i butë, 20g sheqer, 20g sheqer pluhur, 50ml qumësht + 50ml
ujë ambienti, 20g sheqer, 1 e verdhë veze.

Majanë dhe 20g sheqer i hedhim në një gotë me pak ujë dhe i lëmë mënjanë për 10 minuta. Sitim miellin dhe shtojmë me radhë, majanë, qumështin me ujin, gjalpin dhe në fund kripën.

Punojmë brumin derisa të bëhet homogjen dhe e lëmë të vijë në vend të ngrohtë të mbuluar me pecetë të lagur ose qese transparente deri sa të dyfishojë masën. Shtojmë letër furre në tavë dhe i japim brumit formën që duam. E lëmë sërish 10 minuta pastaj i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë të nxehur me 180 gradë për 45 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat