Pispili me presh

Ushqime

Pispili me presh

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Ka shumë mënyra për të përgatitur pispilinë, por Kokopisha sigurisht që ka zgjedhur më të thjeshtën dhe të shpejtën që mund ta provojë në shtëpi edhe një amator në kuzhinë.

Përbërësit: 1 kg presh, 1/2 kg miell misri, 2 kokra vezë, 300 g djathë i bardhë, kripë, piper, 1 lugë kafeje sodë buke, pak kos sa për të lyer sipërfaqen sipërm 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 300 ml qumësht.

Përgatitja: Lajmë preshin mirë dhe e presim hollë. E lëmë në zjarr të ulët deri sa ta shterojë ujin që do lëshojë. Shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe e kaurdisim. Në një enë rrahim 2 kokrra vezë, si dhe thërmojmë djathin e bardhë dhe qumështin. Këtë masë e hedhim te preshi. Shtojmë miellin e misrit dhe sodën.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe krijojmë një masë që do ta pjekim. Mund të shtrojmë në tavë letër për pjekje që mos të ngjisë. E hapim masën dhe më fund shtojmë pak kos duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 200⁰C për afërsisht 30 minuta, sa të marrë ngjyrë të bukur të artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat